FOTO/ Grabitet për të dytën herë biznesmeni në Sarandë

Biznesmeni i njohur Shpëtim Ahmeti është grabitur për të dytën herë. Kësaj radhe është grabitur shtëpia e tij e tij në lagjen numër 2 të Sarandës.  Persona të panjohur i kanë vjedhur bizhuteritë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, kur asnjë nga familjarët e tij nuk ndodhej në shtëpinë.

Kjo është grabitja e dytë që i bëhet Ahmetit. Dy vjet më parë, mëngjesin e datës 28 dhjetor 2017, persona të armatosur kanë sulmuar pikën e karburantit të tij dhe i kanë vjedhur rojes paratë e xhiros.

Pamjet e grabitjes u publikuan gjerësisht në media, pasi ishin filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Policia ka nisur hetimet tashmë për grabitjen e shtëpisë së Ahmetit duke nisur nga sekuestrimi i kamerave të bizneseve rrotull, që mund të kenë filmuar  imazhet e hajdutëve.