", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Nick Jonas flet për sëmundjen që e bëri të ndihej i vetmuar dhe i izoluar

Muzikanti Nick Jonas u diagnostikua me diabet tip 1 katërmbëdhjetë vjet më parë (kur ishte 13 vjeçar). Jo për çudi, ai befasoi fansat duke postuar në Instagram se nuk ishte gjithmonë e lehtë.

“Para 14 vitesh në këtë muaj (në nëntor) u diagnostikova me diabet tip 1. Kjo përvojë ka formuar qasjen time ndaj shëndetit – stërvitje, ushqim të shëndetshëm dhe gjithmonë duke menduar për sheqerin në gjak dhe kërkesat e insulinës”.

“Jo gjithmonë mund të shihni se çfarë ndodh kur përballeni me një sëmundje të padukshme dhe për shkak të diabetit mund të ndjeheni të vetmuar dhe të izoluar”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Nick u diagnostikua me diabet në të njëjtin vit kur ai themeloi grupin muzikor, “Jonas Brothers”, me vëllezërit e tij, Kevin dhe Joe.

Për shkak të sëmundjes, ai vendosi të themelojë një organizatë jofitimprurëse që dëshiron t’i bëjë njerëzit të vetëdijshëm për sëmundjet kronike.

Ndryshe, Nick është i martuar me Priyanka Chopra me të cilën do ta festojnë përvjetorin e parë të martesës në dhjetor.

View this post on Instagram

14 years ago this month I was diagnosed with Type 1 diabetes. This experience has shaped how I approach my health - working out, eating well, and always thinking about my blood sugar and insulin needs. You can't always see what goes into managing an invisible illness, and Type 1 diabetes can feel lonely and isolating. That's why I co-founded @BeyondType1 in 2015, to make sure no one feels alone with this diagnosis and to share how you can thrive with Type 1 diabetes. November is Diabetes Awareness Month - join us at Beyond Type 1 by sharing how diabetes has impacted your life using #TheDropSpotted. I'm so grateful to my fans for your support and kindness!

A post shared by Nick Jonas (@nickjonas) on