VIDEO/ Tirana 'e etur' për ujë, por ja si shpërdorohet ai në disa zona

Në një kohë kur një pjesë e mirë e qytetit të Tiranës vuan mungesën e ujit të pijshëm, në disa zona të kryeqytetit vijon neglizhenca e autoriteteve sa i përket shpërdorimit dhe moskujdesjes në këtë drejtim.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, që një qytetar dërgoi në redaksinë e Syri.net, në rrugën “Fuat Toptani”, pranë vilave gjermane, edhe pse një sasi e ujit të pijshëm derdhet kot në rrugë, askush nuk ndërhyn për të marrë masa.