Vetura përplaset me furgonin në aksin Librazhd-Prrenjas, dy të plagosur/ Policia jep detaje
Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një furgon, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, shtetasi E.B., banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Alfa Romeo", është përplasur me mjetin tip Fugon, me drejtues shtetasin E.K., banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Xh.K., Xh.K., të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip Fugon, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Edhe mëngjesin e sotëm po në këtë aks rrugor ndodhi një tjetër aksident,ku mbeten të plagosur 3 persona pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur ne rrjedhën e një përroi.