Shënon golin e 10-të, ngjitet në krye të golashënuesve në Premierligë

Leicester City rimerr vendin e tretë në klasifikimin e Premier League dhe vazhdon të surprizojë në këtë sezon.

“Dhelprat” triumfuan 0-2 në transfertën londineze ndaj Crystal Palace duke regjistruar fitoren e 3-të radhazi në këtë sezon dhe duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve po aq sa edhe Chelsea i Frank Lampard.

Golat për Leicester u realizuan në pjesën e dytë nga mbrojtësi turk Soyuncu dhe në minutat e fundit sulmuesi Jamie Vardy dyfishoi shifrat, duke vulosur fitoren e miqve.

Ky ishte goli i 10-të sezonal për Jamie Vardy që kryeson i vetëm listën e golashënuesve i ndjekur nga Abraham i Chelsea-t me 9 finalizime.

Me këtë fitore skuadra e Brendan Rodgers ka hedhur kandidaturën për një vend në Champions pasi e ka thelluar në 6 pikë avantazhin ndaj Arsenalit të vendit të 5-të.