Barazimi me Betis, flet Zidane: Ne nuk mund të shënojmë...

Real Madrid barazoi pa gola ndaj Real Betis në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.

Trajneri i madrilenëve Zinedine Zidane, në një intervistë për mediat u shpreh se lojtarët e tij bënë të pa mundurën për të shënuar, por Betis u mbrojt shumë mirë.

“Ata u mbrojtën shumë mirë. Ne nuk mund të shënojmë pesë gola për ndeshje”.

“Ritmi, intensiteti dhe loja jonë në përgjithësi, ishin të përkryera. Na është dashur vetëm ta fusnim topin në rrjetë”.

“Ne patëm raste. E vetmja gjë që na mungoi ishte goli. Betisi është ekip i mirë, me lojtarë shumë të mirë. Në pjesën e parë, ne ishim superiorë në çdo aspekt. Na mungoi goli dhe pastaj në pjesën e dytë ndeshja ishte më e baraspeshuar”, theksoi Zidane.