Reali ndalet në barazim, madrilenët nuk përfitojnë nga hapi fals i Barçës

Real Madrid ka bërë një tjetër hap fals në La Liga.

“Los Blancos” barazuan pa gola ndaj Real Betis në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.

Gjatë ndeshjes ishte një moment i dyshimtë, kur Benzema kërkoi penallti por për gjyqtarin e takimit ishte gjithçka në rregull.

Me këtë barazim, Real Madrid qëndron në vendin e dytë me 21 pikë të grumbulluara, po aq sa liderët e Barcelonës.