FOTO/ Atentat mafioz në Beograd, ekzekutohet me 6 plumba kreu i tifozëve të Partizanit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin serb, Beogradin.

Është ekzekutuar me gjashtë plumba kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit, “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Milenka Grçiç” në kryeqytetin serb, ndërsa 37-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend.

Më herët, Markoviç ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e tifozit francez Bruce Taton. Pas apelimit, Markoviç përfundimisht u dënua me 13 vjet heqje lirie.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj vrasje ndërsa policia ka ngritur disa pista hetimi.