Nuk ka paqe për Korçën/ Regjistrohet një tjetër tërmet. Ja forca

Nuk ka paqe toka në Korçë. Lëkundje të tjera tërmeti kanë vijuar pasditen e sotme, ku lëkundja me e fundit u ndje në orën 19:30.

Sipas IGJEUM, lëkundja ishte e forcës 2.7 ball, me epiqendër në Zicisht, 10 kilometrë nga Bilishti, ndërsa thellësia ishte 17 kilometër.

Lëkundjet pasojnë goditjen e forte qe ndodhi mëngjesin e djeshëm me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qene 3 km ne Veri Lindje te Miras dhe 11 km ne Juglindje te Korçës.