Reagimi i Ancelotit/ Gjykata lë në fuqi vendimin, ja kush do ta marrë drejtimin e Napolit

Vendimet e arbitrit të ndeshjes Napoli – Atalanta sollën polemika të shumta. Napoletanët kërkonin  të mos vazhdonin më takimin.

Kundër vendimeve ishte edhe trajneri i Napolit, Carlo Anceloti i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.

Ndërkohë Komisioni i Disiplinës u mblodh në lidhje me këtë çështje dhe pezulluoi Ancelotin. Trajneri italian u dënua vetëm me një ndeshje pezullim, për shkak të kartonit të kuq dhe vetë Federata nuk i ka dhënë penalizim tjetër por vetëm këshillim.

Mirëpo Anceloti nuk ishte dakord me këtë vendim, dhe sot u paraqit përpara gjykatës për të kërkuar heqjen e kartonit të kuq. Gjykata nuk e mori përbazë kërkesën e teknikut dhe la në fuqi vendimin e marrë pak ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës.

Pritet që drejtimin e skuadrës së Napolit për ndeshjen ndaj Romës ditën e sotme, ta marrë i biri i Carlo Ancelotit, Davide.

Ky është një debutim për Daviden në pankinë, i cili do të kërkojë të marrë një rezultat të mirë nga kjo sfidë, për ta bërë sadopak krenar babain e tij.