FOTO/ Mariza Ikonomi kërkon falje publike dhe kjo është arsyeja

Mariza Ikonomi  vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale ku poston shpesh foto e video duke kënduar apo nga performancat e saj.

 Por me postimin e fundit këngëtarja ka treguar vendimin e rëndësishëm që ka marrë dhe ka kërkuar falje publike.

Mariza ka vendosur t'i prejë flokët shkurt pas shumë kohësh që po përpiqej t'i rriste ato.

Këngëtarja u kërkon falje të gjithë njerëzve që gjatë kësaj kohe i ka thënë se po rriste flokët.

"Kërkoj falje publike gjithë atyre njerëzve që i kam thënë gjatë gjithë kohës: Jam duke rritur flokët", shkruan Mariza krah fotos ku tregon pamjen e re që i shkon shumë.