Ishte në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet 52 vjeçari në Durrës

Ishte shpallaur në kërkrim kombëtar për shkak të masës së gjykatës arrest me burg për trafikim të narkotikëve dhe është arrestuar në Durrës.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës 

Ndalohet një 52 vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Trafikim i narkotikëve".

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve ndaluan shtetasin :

R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në tetor 2019 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Trafikim i narkotikëve".