Lajm i keq për Julian Ahmatajn, mesfushori dëmtohet dhe humbet ndeshjen me Teutën

Përveç Kales dhe Dokës, Tiranës i duhet të bëjë dhe pa shërbimet e Edon Hasanit për ndeshjen ndaj Teutës.

Mesfushori nuk ia ka dalë të stërvitet normalisht në ditën e djeshme dhe ka qenë nën shoqërinë e mjekëve.

Kështu bëhet e pamundur për shkodranin të jetë pjesë e ekipit kryeqytetas për ndeshjen ndaj Teutës. 

Ky është një lajm është shumë i hidhur për trajnerin Julian Ahmataj, i cili duhet t’i bëjë llogarit për këtë takim pa tre lojtarë të rëndësishëm.