Befasi në renditje/ 10 ekipet më të vlefshme në Europë, mungon një emër i madh!

Një listë me ekipet më të vlefshme në botën e futbollit është publikuar, ku nuk mungojnë edhe befasitë sa i përket disa klubeve.

Sipas “Transfermarkt” në vend të parë është Manchester City që jo më pak se 1.28 miliard euro. Lojtari më i vlefshëm i tyre është Raheem Sterling që ka vlerë 126 milionë euro, i pasuar nga Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero.

Gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona renditur respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Të ky klubet e pasuruan organikën duke sjell emra si Eden Hazard dhe Antoine Griezmann. Liverpool dhe Paris Saint-Germain pozicionohen në vendin e katërt dhe të pestë, duke u ndjekur nga Tottenham Hotspur, Bayern Munich, Atletico Madrid, Juventus dhe Chelsea e mbyllin top 10-shen.

Pa dyshim që befasia më e madhe mban emrin e Manchester United që nuk është pjesë e kësaj liste pavarësisht se që prej vitit 2013 ky klub ka investuar 1 miliard euro.