Drekuan në një lokal luksoz në plazh, sekuestrohen pamjet filmike para atentatit

Policia ka bërë sekuestrimin e e të gjithë kamerave që përshkojnë itinerarin që ka ndjekur makina me prokurorin Arjan Ndoja dhe dy shtetasit e tjerë, të cilët ranë pre e një atentati pasditen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit.

Policia mësohet se ka bërë sekuestrimin edhe të kamerave të një lokali luksoz në Gjirin e Lalzit, ku kanë drekuar për herë të fundit prokurori me dy personat në makinë.

Ky sekuestrim dhe i kamerave të tjera të rrugës është bërë me qëllim për të parë nëse është ndjekur makina e tyre, për të mundësuar edhe kapjen e autorëve.