Atentati ndaj prokurorit Ndoja, shoqërohen dy persona në polici

Dy persona janë shoqëruar nga Policia në lidhje me atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje që ndodhur pasditen e sotme të mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur rëndë edhe shtetasit Andi Maloku dhe Aleksandër Laho ose Landi i Muharremit ‘I forti i Shijakut’

Personat e ndaluar janë marrë në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Ndërkohë që  Forcat e  Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës mësohet se janë nisur drejt Durrësit, ndërsa janë marrë masa të larta sigurie në qytet pas atentatit.

Ndërsa makina e autorëve është gjetur e braktisur në fshatin Shkafanë pranë Ishmit në Durrës.

Ku në brendësi të mjetit tip ‘Benz’ 2800 u gjetëm 2 armë automatike të cilat dyshohet se janë përdorur për atentatin si edhe dy maska.