‘Rilindas i maskuar i paanshëm, kush mendon se për të hequr Ramën, duhet të heqim Bashën’

Aktori dhe njëkohësisht antari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda, duke komentuar zëra të veçuar dalë nga opozita të cilët në kulmin e betejës për të mundur Ramën kërkojnë të gjejnë defektet e Bashës, shkruan në një postim se: Kush mendon se ‘për të hequr Ramën, si fillim duhet të heqim Bashën’ është thjesht një rilindas i maskuar si i paanshëm’

Julian Deda i referohet këtu edhe atyre zërave gjoja kontravers të cilët shëtisin të sponsorizuar nëpër ekrane të majtë, të cilët artikulojnë vazhdimisht të njëjtën tezë.