VIDEO/ ‘Sprint’ i pabesueshëm, Mbappe është thjesht i pandalshëm

Paris Saint-Germain ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Dijon e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1.

Në minutën e 19’ ishte Kylian Mbappe i cili realizoi një gol të bukur duke shfrytëzuar më së miri një asist fantastik të Di Marias.

Talenti francez bëri një sprint të pabesueshëm duke kaluar mbrojtjen dhe më pas shënoi.