FOTO/ Sherr me thika, vdes futbollistja 20-vjeçare

Futbollistja e kombëtares së femrave të Xhamajkës, Tarania Clarke është vrarë pas një përleshjeje më një grua tjetër.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 20:50 të së enjtes në kryeqytetin Kingston, dhe sipas policisë e gjitha ka ndodhur për një telefon celularë.

Goditja me thikë ka rezultuar fatale, teksa 20-vjeçarja humbi jetën në spital.

Clarke aktivizohej me Uaterhaus Fc, teksa kishte gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit që kombëtarja e Xhamajkës, kishte zhvilluar ndaj Kubës më 30 shtator.