Prokurori që i shpëtoi atentatit në Durrës u takua dje me kreun e ONM-së/ Ja për çfarë biseduan

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme pranë “Mbikalimit të Shkozetit” në Durrës, është takuar një ditë më parë me kreun e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e Vettingut, Theo Jacobs.

Sipas A2 CNN, që citon burime nga Prokuroria e Durrësit, raporton se, kreu i ONM dhe prokurori Ndoja kanë biseduar në lidhje me çështjen e ndjeshme për tokat në Gjirin e Lalëzit.

Takimi ka ndodhur në zyrën e prokurorit Ndoja dhe ka zgjatur për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Ditën e sotme, si pasojë e atentatit, prokurori Ndoja ka marrë dy plumba dhe ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, por jashtë rrezikut për jetën.