", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Leonardo DiCaprio kundër vendimit të Qeverisë shqiptare

Leonardo DiCaprio ka reaguar kundër një vendimi të Qeverisë shqiptare.

Leonardo DiCaprio ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për të ndërtuar tetë hidrocentrale në Vjosë, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, aktori ka publikuar një video dhe tekstin e “Associated Press”, ku flitet për planet që i japin fund asaj që e veçon këtë lum shqiptar.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I DICAPRIOS:

“Ky është njëri ndër lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Por për sa kohë?

Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindi të Greqisë deri në brigjet e Adriatikut të Shqipërisë.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur në lëvizje planet për të ngritur digë në Vjosë për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfra të Evropës, me tetë diga të planifikuara për ndërtim përgjatë lumit.

Është pjesë e “bum”-eve të hidrocentraleve botërore, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe në pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Disa hidrocentrale, si një burim i besueshëm, i lirë dhe i rinovueshëm i energjisë që ndihmon në frenimin e varësisë nga karburantet fosile. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale. Kritikët thonë se përfitimet e hidrocentralit janë të mbivlerësuara – dhe theksojnë dëmet që digat mund të sjellin.

Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të bëjnë që algat toksike të rriten. Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arteriet e natyrës, duke mbajtur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peisazhe të gjera, duke siguruar ujë për pije, prodhim ushqimi dhe industri”.

Për ndryshe, Leonardo DiCaprio tash e një kohë bën thirrje për mbrojtje të ambientit, madje ka realizuar edhe një dokumentar për ndryshimet klimatike.

View this post on Instagram

#Regram #RG @apnews: This is one of Europe’s last wild rivers. But for how long?? ? The Vjosa river runs through the forest-covered slopes of Greece’s Pindus mountains to Albania’s Adriatic coast.? ? Albania’s government has set in motion plans to dam the Vjosa to generate much-needed electricity for one of Europe’s poorest countries, with the intent to build eight dams along the main river.? ? It’s part of a world hydropower boom, mainly in Southeast Asia, South America, Africa and less developed parts of Europe. Some tout hydropower as a reliable, cheap and renewable energy source that helps curb dependence on planet-warming fossil fuels. But some recent studies question hydropower’s value in the fight against global warming. Critics say the benefits of hydropower are overstated — and outweighed by the harm dams can do.? ? Dams block the natural flow of water and sediment. They also can change the chemistry of the water and cause toxic algae to grow. Rivers are a crucial part of the global water cycle. They act as nature’s arteries, carrying energy and nutrients across vast landscapes, providing water for drinking, food production and industry.? ? For more, visit the AP news story.? ? #APVideo Felipe Dana @felipedana ?

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio) on