VIDEO/ Kosova prezanton fanellën që do luajë kundër Çekisë

Kosova do të zhvillojë në muajin nëntor dy ndeshje shumë të rëndësishme, ku fillimisht do të ketë përballë Republikën Çeke dhe më pas do të përballet me skuadrën e Anglisë.

Në prag të këtyre takimeve, Kosova ka prezantuar edhe fanellën me të cilën do të zbresë në fushë në transfertën çeke.

Ka qenë kompania e cila merret me dizajnimin e fanellave, ajo e cila nëpërmjet një videoje e ka publikuar fanellën e re.

Bëhet fjalë për një fanellë të bardhë, e cila në mes ka një vijë horizontale blu, që përkon edhe me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Në pjesën e përparme, është e stampuar edhe harta e Kosovës me një ngjyrë gri të lehtë teksa në krah të logos së FFK-së, janë stampuar edhe dy flamujt, ai çek përkrah atij të Kosovës.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Kosova prezantoi një fanellë të zezë me të cilën luajti kundër Anglisë.