FOTO/ Interi ka si objektiv për merkaton e janarit këta dy lojtarë

Matteo Darmian dhe Arturo Vidal janë objektivat e Interit për merkaton e janarit.

Drejtuesit e Interit duket se i kanë idetë e qarta se ku do të ndërhyjnë në merkaton e dimrit.

Objektivi kryesor është përforcimi i mesfushës, atje ku dhe alternativat e teknikut janë edhe më të pakta, duke patur parasysh edhe problemet që kanë shoqëruar Sensin apo Vecinon.

Për këtë arsye drejtuesit zikaltër duan me çdo kusht Vidal, i cili nga ana tjetër e ka shprehur qartë dëshirën për të punuar sërish me Conten, pasi te Barcelona nuk po gjen shumë hapësira.

Ndërkohë Darmian do të ishte një alternativë e mirë për krahun e djathë, pasi Lazaro nuk është përshtatur ashtu siç duhet.