Talenti shqiptar realizon golin e parë me fanellën e Fortuna Sittard

Agim Zeka ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Fortuna Sittard

Zeka realizoji në minutën e 75-të për skuadrën e tij, në përballjen ndaj Den Hag, e vlefshme për kupën e Holandës.

Fortuna arriti ta fitonte këtë sfidë me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

21 vjeçari është një nga talentet më premtues të ekipit kuqezi, aty ku bën pjesë te Shpresat. Në ndeshjen e fundit ndaj Kosovës, ai u grumbullua nga trajneri Bushi, por për shkak të një dëmtimi mungoi.