Polemika për penalltinë e Ronaldos, reagon vëllai i futbollistit të njohur: Po shkatërroni ...

Teknologjia dhe përdorimi i VAR-it ka sjellë shumë polemika në Itali.

Juventusi ka fituar me frymën e fundit 2-1 në sfidën kundër Genoas, me Cristiano Ronaldon që ktheu në gol penalltinë e fituar nga po vetë ai në minutën e 95’.

Kontakti me Sanabrian ishte por Ronaldo e kërkoi atë dhe hedhja ishte shumë e shëmtuar pavarësisht prekjes së lehtë që pati nga sulmuesi i Genoas.

Një penallti e ngjashme iu dha Imobbiles në Lazio-Atalanta pak ditë më parë, por jo çdo prekje e tillë është penallti edhe pse në këtë rast Giua u konsultua edhe me VAR-in.

Penalltia e akorduar në favor të Ronaldos ka ngjallur zemërimin e vëllait të lojtarit të Napolit Lorenzo Insigne, Marcos i cili ka bërë një postim në Instagram teksa komenton: “VAR-i ku është? Jeni shkatërruesit e futbollit italian”.