Sezon i dështuar, Modric pritet të largohet gjatë janarit. Ja klubet e interesuara...

Luka Modric pritet të largohet gjatë merkatos së janarit.

34-vjeçari kroat ka mbetur mbrapa në listën e favoritëve të Zinedine Zidane këtë sezon, duke bërë vetëm dy ndeshje si titullar në të gjitha garat.

Kështu, Modriç është i vendosur të provojë një aventurë të re, ndërsa "Los Blancos" nuk do të bëhet pengesë.

Sipas “Calciomercato”, Real Madrid është treguar e gatshme të pranojë ofertat me Milanin dhe Interin që kanë shfaqur interesimin për transferimin e kroatit.

Kuqezinjtë nuk kanë dëshirë të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për një lojtar të moshës mbi 30 vjeç, ndërsa interesim ka shprehur edhe Juventusi.