‘Rama jep me konceision edhe ujin, dhjetra miliona euro fitim për miqtë e tij’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një shënim në Facebook, shkruan se edhe në përpëlitjet e fundit qeveria Rama po kërkon të japë me konceision edhe ujin, me qëllim që miqtë e Ramës të përfitojnë me dhjetra miliona euro.

‘Vjedhja dhe bashkëpunimi i Ramës me një grup bandash nuk njeh kufi.

Edhe në përpëlitjet e fundit qeveria e Edvin Krimit bëhet gati të japë me koncesion edhe ujin, që miqtë e tij dhe vetë Rama të fitojnë dhjetra e miliona euro në kurriz të shqiptarëve.

Mos të harrojmë që në 2018 uji u rrit nga 45 lek për metër katror në 65 lek për metër kub, e kjo me qëllimin e vetëm; vjedhjen e qytetarëve dhe rritjen e të ardhurave.

Ndërkohë sot kuptohet pse jepet me koncesion edhe ky shërbim, i cili kishte fitime të mëdha.

Rilindja nuk njeh kufij në vjedhje dhe çdo ditë që kalon qytetarët varfërohen më shumë nga vjedhjet dhe grabitjet e kësaj bande në pushtet.’