Mediat serbe zbulojnë ideatorin e vërtetë të `mini-shengenit` ballkanik!

Mediat serbe kanë njoftuar se Serbia ka një plan B në rast dështimi në anëtarësimin në BE dhe ky duket se ku është “mini-shengeni” ballkanik, të cilit i është bashkuar edhe Edi Rama në emër të Shqipërisë.

Sipas referimeve nga agjencia shtetërore e lajmeve në Serbi, Tanjug, plani për forcimin e bashkëpunimit rajonal është dizenjuar me këmbënguljen e vetë presidentit serb Aleksandër Vuçiç, raporton Syri.net.

Edi Rama ka vendosur firmën e tij mbi këtë projekt të ideuar nga presidenti serb Aleksander Vuçiç, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik për atë se çfarë fshihet në të vërtetë pas kësaj iniciative.

Ndërkohë që Serbia planifikon federata të tilla në rajon që të ngjasojnë më së shumti me ish-Jugosllavinë ku ai ajo republikë ishte lider, nga ana tjetër presidenti Vuçiç e ka anëtarësuar vendin e tij në një tjetër union që i bëm karshillëk BE-së, atë që vendeve të Euro-Azisë i cili udhëhiqet nga Rusia.

Së fundmi Rusia ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t`i bashkohen Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, por nëse kryeministri Zaev e komentoi këtë zhvillim duke deklaruar që “uroj që kjo ftesë mos mbërrijë kurrë”, kryeministri i Shqipërisë ende nuk ka bërë asnjë prononcim.