Harmonia tek Interi, Lukaku fton për darkë shokët e ekipit

Interi po ia del në këtë fillim kampionati të mbajë ritmin e lartë në kampionat duke ndjekur në klasifikim Juventusin.

Zikaltrit e Contes duken të vetmit që mund të pengojnë bardhezinjtë drejt titullit të radhës.

Ndërkohë, nuk harrojnë edhe Ligën e Kampionëve, aty ku mposhtën në shtëpi Dortmundin dhe janë në garë për t’u kualifikuar nga një grup i vështirë.

Për të gjithë çfarë ekipi ka arritur deri në këto momente, kanë një meritë të madhe edhe golat e Lukakut.

Sulmuesi belg për të mbajtur lart frymën e grupit mes shokëve, ka ofruar një darkë për të gjithë ekipin.

Madje, duke falënderuar shokët e tij për ndihmën e dhënë për t’u përshtatur në Serinë A.

“Jam shumë i lumtur të jem mes jush. Ju faleminderit për ndihmën e madhe që më keni dhënë, ky grup është special”, ishin fjalët e Lukakut për shokët e skuadrës.

Kështu, Interi po kalon një moment pozitiv edhe jashtë fushe, aty ku shpeshherë lojtarët zikaltër nuk kanë pasur një shoqëri për t’u marrë shembull.

Në fund të gjithë ishin të lumtur pasi faturën e darkës e pagoi Lukaku.