Përleshje me thika në Londër, kapen dy shqiptarë/ Ja emrat

Një përleshje me thika ka ndodhur në Londër ditën e diel.

Tre persona janë zënë me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, ndërsa policia angleze ka prangosur dy shqiptarë.

Mediat angleze shkruajnë se të ndaluarit për sherrin me thika janë identifikuar si, Arseld Hysi 22 vjeç dhe Dardan Dollapi, 20 vjeç.

Personi që mbeti i plagosur, një 30-vjeçar, ndodhet në spital gjendje kritike për jetën, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku i ngjarjes.

Dollapi dhe Hysi dyshohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa sot janë paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë.