FOTOLAJM /Acari nuk kursen as kafshët. Ngrin dhelpra në lumin Drin

I ftohti polar që ka përfshirë vendin tonë nuk po kursen as kafshët. Gjatë ditës së sotme është gjetur një dhelpër e ngrirë.

Kafsha është gjetur në ujërat e lumit Drin në Krushë të vogël. Moti i ftohtë pritet të vijojë deri në fund të javës.