Hidhet shorti i çerekfinaleve të ‘Carabao Cup’, me fat Manchester United

Manchester City, Liverpool dhe Manchester Unitedi i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në çerekfinale të Carabao Cup.

Manchester United do të përballet me klubin e League Two, nivelit të katërt në futbollin anglez, Colchester.

Liverpooli, ndërkohë, i cili e mundi Arsenalin në 1/8-at e finaleve në një ndeshje dramatike me penallti, do të përballet me Aston Villan në transfertë.

Kampioni në fuqi, Manchester City, do të luftojë për një vend në gjysmëfinale me Oxford United, klubin nga League One, niveli i tretë i futbollit anglez.

Ndërkohë, çerekfinalja e fundit në Carabao Cup do të jetë mes Evertonit dhe Leicester City.