VIDEO/ Kapen 105 kg kokainë, dy shqiptarë në pranga

Një sasi e madhe kokaine është kapur gjatë mëngjesit të sotëm në Greqi.

Policia greke ka shkatërruar një rrjet të trafikut të kokainës, duke arrestuar dy shqiptarë dhe një kroat.

Mediat e Athinës raportojnë se janë sekuestruar 105 kilogramë kokainë dhe rreth 500.000-600.00 Euro.

Autoritetet greke kanë publikuar edhe pamje të aksionit policor në një apartament në Athinë ku u gjet e fshehur kokaina.

Në këtë rrjet të trafikut të drogës janë të përfshirë shqiptarë dhe kroatë, shkruajnë mediat greke.

Policia pritet të japë të tjera detaje në vijim.