FOTO/ Kopjacët e këqinj të Rilindjes

Në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë është vendosur një libër i madh që është emëruar si instilacion i ‘Fjalorit të Gjuhës Shqipe’.

Sipas ministres së Kulturës, ky instilacion është vendosur në kuadër të muajit të librit.

Për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, kjo është një ‘super ide nga Ministria e Kulturës dhe Elva Margaritit për librin gjigant, sot një vlerë e shtuar në sheshin ‘Skënderbej’.

Por kjo super ide e rilindasve është thjeshtë një ide e vjedhur, e kopjuar në mënyrë brilante.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për të zbuluar edhe se ku është vjedhur kjo ide.

Bëhet fjalë për qytetin e Firences në Itali, ku një instalacion i tillë është prej kohësh i vendosur.

Edhe aty është i vendosur pikërisht një fjalor i gjuhës italiane (në foton poshtë) që çdo qytetar mund të shikojë fjalët që duhen shpëtuar.