Sulm i dytë në Turqi, qëllohet me armë makina e policisë

Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në Turqi ndaj policisë. Në qytetin Gaziantep, tre persona të armatosur kanë qëlluar me armë ndaj një makine policie që ishte në patrullim.

Fatmirësisht, punonjësit e policisë nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej autorëve u arrestua. Në kërim janë dy të tjerët ndaj të cilëve ka nisur operacion në shkallë të gjerë.

Ky është sulmi i dytë që bëhet ndaj policisë turke. Para disa orësh, sërish në qytetin Gaziantep një person i armatosur hyri brenda stacionit të policisë duke hapur zjarr,  por u ekzekutua menjëherë.