HOROSKOPI/ Zmbrapsja e Mërkurit do jua vështirësojë jetën sa më s'ka; Ja ngjarjet më të pafata që do u ndodhin 12 shenjave

Mërkuri do të fillojë të tërhiqet më 31 tetor, natën e Halloween-it duke e bërë këtë fenomen astrologjik edhe më të frikshëm. Sikur kjo të mos mjaftonte, planeti do të vendoset në shenjën më misterioze të zodiakut, Akrepit. Në vend që të luftojmë energjinë, pse të mos e përqafojmë këtë lëvizje kozmike e të përballemi me pasojat. Mërkuri në prapavijë do ndikojë në jetën e të gjithave shenjave dhe ngjarjet më të pafata të vitit duket se do të mblidhen këto ditë. Ja disa mënyra si t’ia hidhni paq !

Të gjithë do të përjetojnë të paktën një goditje gjatë  zmbrapsjes së Mërkurit. Zakonisht këto momente jo të mira do të nxiten nga harresa e gjërave kryesore, zënkat dhe keqkuptimet ! Do ju duket sikur njerëzit nuk ju dëgjojnë, nuk jua marrin për bazë mendimet dhe do të ndiheni sikur ju kanë lënë në hije edhe njerëzit më të dashur.

Kini kujdes me komunikimin sepse këto kohë do ju dalin në shesh të gjitha ‘të palarat” Mesazhe të dërguara gabimisht e përgjigje që nuk duhen kthyer ! Kjo fazë do të përfundojë shpejt ndaj mos prishni gjithçka keni ndërtuar tani, vetëm se jeni në nerva e sipër. Kot nuk thonë i duruari i fituari.

Gjatë sezonit të zmbrapsjes së një planeti, njerëzit toksikë tentojnë të rikthehen në jetën tonë. Ka një arsye përse i kemi lënë pas, ndaj kujtojeni dhe mos u lëkundni!  Asgjë nuk është në favorin tonë këto ditë, por mënyra si do e përballoni situatën do bëjë diferencën. Ky fenomen mund t’ju fundosë ose jo./Living