", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ishin të pakënaqur me klubin, tifozët pushtojnë fushën dhe shkatërrojnë gjithçka

Një episod me të vërtetë interesant  ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Persebaja dhe Selemani. Skuadra vendase u mposht për të tretën herë ditën e djeshme dhe pikërisht kjo situatë e krijuar nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve, të cilët prej kohësh protestojnë ndaj drejtuesve të klubit.

Ditën e djeshme tifozët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar. Pasi ka përfunduar ndeshja dhe lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjes, në fushë janë futur tifozët.

Pasi kaluan gardhin rrethues, tifozët pushtuan fushën, dhe shkatërruan gjithçka që ndodhej aty, ata i vunë zjarrin gjithçkaje që ishte aty, duke filluar nga reklamat anësore deri te portat.

Për më shumë shikoni videot e mëposhtme: