Mes trazirave, Kili anulon samitin e Apec dhe konferenca për klimën

Presidenti kilian Sebastian Pinera është ka njoftuar anulimin e një konference të madhe të Kombeve të Bashkuara, për ndryshimet klimatike, ndërkohë që protestat kundër qeverisë vazhdojnë.

Ai tha se vendimi ishte i vështirë dhe "i kishte shkaktuar shumë dhimbje", por qeverisë së tij i duhej "për t'i dhënë përparësi rivendosjes së rendit publik", raporton BBC.

Konferenca, e njohur si COP25, ishte caktuar për në dhjetor.

Kili gjithashtu u tërhoq nga mbajtja e samitit të Apec muajin e ardhshëm, i cili pritej të tërhiqte presidentët e SHBA-së dhe atë kinez.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë që Presidenti Trump kishte planifikuar të takohej me Presidentin Kinez Xi Jinping në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor të planifikuar për tu mbajtur nga 15 deri në 17 nëntor, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme tregtare.

Të paktën 20 njerëz janë vrarë që prej fillimit të protestave masive në Kili. Ndërsa shumë protesta ishin paqësore, pati edhe incidente vdekjeprurëse të zjarrvënies dhe plaçkitjes, si dhe përplasje të dhunshme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Protestat nuk janë zvogëluar, pavarësisht se z. Pinera njoftoi masa lehtësuese për pakënaqësinë e kilianëve, për nivele të larta pabarazie dhe ankesa të tjera.

Më shumë se 7,000 njerëz janë arrestuar dhe përgjigja e qeverisë së Z. Pinera ndaj protestave ka ardhur nën kritika të rënda.

Ai shpall gjendje të jashtëzakonshme në shumë prej qyteteve kryesore të Kilit dhe orëve të mbrëmjes, por masat e mara, dukeshin vetëm si nxitje ndaj protestuesve.

Në tubimin e të shtunës, vlerësohet të kenë protestuar më shumë se një milion njerëz në rrugët e kryeqytetit, Santiago, në ato që organizatorët thanë se ishte demonstrimi më i madh, që pas rikthimit të  demokracis në Kili në 1990.