E fejuara e tij nuk ishte shtatzënë, por James Rodriguez bëhet baba. Ja situata misterioze...

James Rodriguez është bërë baba për herë të dytë, ndërsa nga martesa me Daniela Ospinan, ka një vajzë që quhet Saloma.

Mediet e huaja hedhin dyshime se djali i futbollistit të Real Madridit ka lindur nga një nënë zëvendësuese (surrogata), sikurse ka vepruar edhe Cristiano Ronaldo.

Futbollisti kolumbian shpërndau në rrjetet sociale një foto ku shfaqet dora e djalit të sapolindur Samuel, por fëmija nuk ka ardhur në jetë si fryt i dashurisë së James me të fejuarën e tij, Shannon de Lima.

Kjo vërtetohet pasi në foton e fundit bukuroshja venezueliane nuk ka shenja të shtatzënisë. Rodriguez është përpjekur të jetë shumë i rezervuar rreth lindjes së djalit, ndaj dhe me të drejtë janë hedhur dyshimet se ka ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese.