VIDEO/ Shijoni 50 golat e Messit nga goditjet e dënimit

Lionel Messi dhuroi spektakël në fitoren 5-1 të Barcelonës kundër Valladolidit, duke realizuar dy gola dhe po kaq herë asistoi shokët e skuadrës.

“Pleshti” ditën e djeshme realizoi golin e 50 në karrierë nga goditja e dënimit, ku 44 i ka realizuar me fanellën e Barcelonës dhe 6 me Argjentinën.

Më poshtë mund t’i shikoni 50 golat e realizuar nga Messi nga goditjet e dënimit: