‘O Kajmakun ose zhduket Vora!’, ish Kryeministri denoncon projektin e Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha duke reaguar për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku shkruan në rrjetet sociale se me largimin e tij, Rama do të zhdukë bashkinë e Vorës.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë po mendon që nëse largohet Kajmaku, ka për të zhdukur dhe Vorën si bashki.

Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit:

O Kajmakun ose zhduket Vora!

O Kajmak o kajmakli unë e zhduk Vorën për ty!

Miq, pas vertetimit se Jorgo Tora i arrestuar për fallsifikim parash në Greqi është fiks Kajmaku i partisë, kreu i Meduzës thuhet se po mendon për të zhdukur Bashkinë e Vorës, sipas kësaj llogjike pa Kajmakun e Surrelit nuk ka Vorë dhe qytetarë, duke treguar se banditizmi i kryekreut të meduzës ka kufinj vetëm qiellin! Kësaj i thonë, O Kajmak o Kajmakli unë e zhduk Vorën për ty! sb