Futbollisti shqiptar përfshihet në formacionin e javës në Sllovaki
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Besir Demiri, ka qenë protagonist në këtë javë të kampionatit sllovak.
Mbrojtësi aktivizohet me skuadrën e Zilinës, ndërsa i dhuroi fitoren këtyre të fundit me një supergol nga distanca, që la të shtangur portierin kundërshtar.
Demiri është transferuar në Sllovaki këtë sezon nga skuadra ukrainase Mariuopol.
Megjithatë, 25-vjeçari është përshtatur mjaft mirë me Zilinën duke u kthyer në një titullar të përhershëm në krahun e majtë të mbrojtjes.
Falë golit të realizuar këtë javë, Demiri është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës në Sllovaki.
Ndërkaq, skuadra e tij renditet në vendin e dytë të kampionatit pas 13 javëve të luajtura, 2 pikë më larg se kryesuesit e Sllovan Bratislavës.
Kujtojmë se Demiri është grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë nga trajneri Panucci për ndeshjet e Ligës së Kombeve, dhe nëse vazhdon me këto paraqitje mund të përfundojë si pjesë e planeve edhe të trajnerit Edi Reja.