VIDEO/ Maradonën e presin si ‘Mbret’, e ulin në fron për të ndjekur ndeshjen

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Pas operimit që bëri para disa muajsh në gju, ai është rikthyer të drejtoj Gimnasian.

Mbrëmjen e djeshme skuadra që po drejton aktualisht u ndesh me ish-ekipin e tij Newells Old Boys, ku luajti për një kohë jo shumë të gjatë.

Për të nderuar dhe respektuar Maradonën, klubi i dhuroi një fron legjendës, i cili e shijoj ndeshjen i ulur në të.

Pritja ishte madhështore për të dhe ai ka mbetur shumë i kënaqur për këtë gjë.

Duket se ky fron i solli fat Gimnasias që fitoi bindshëm 0-4 në transfertë.