Çfarë po planifikon Putin? Moska rrethohet me raketa

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se për të forcuar mbrojtjen ajrore të Moskës përreth kryeqytetit kanë vendosur sistemin raketor S-400.

Në një deklaratë të publikuar nga ministria, thuhet se me qëllim forcimin e sigurisë ajrore të Moskës dhe zonës qendrore industriale në qytetin Podolsk, në afërsi të kryeqytetit kanë vendosur sistemin raketor të mbrojtjes ajrore S-400 "triumf".

Më 11 janar, do të vendoset në funksion sistemi, thuhet në njoftim.

/Syri.net/