Conte reagon pas fitores së mundimshme të Interit

Antonio Contes i shijoi fitorja me Brescian mbrëmjen e djeshme, por nga ana tjetër nuk mungon apeli i trajnerit për drejtuesit, pasi ekipi ka nevojë për përforcime.

Morëm rezultatin, nuk më intereson nëse luajtëm mirë apo keq. Bëhet e vështirë kështu, pasi ishte ndeshja e katërt brenda 9 ditëve ku luajnë gjithmonë të njëjtët lojtarë. Duhet të falenderojmë djemtë për shpirtin që mbajtën në fushë deri në fund, bënë diçka të jashtëzakonshme. Jemi në gjysmë të rrugës, tani duhet të rikuperohemi. Kemi Bolonjan të shtunën, e më pas Dortmundin. 7 ndeshje në 20 ditë, si asnjë ekip tjetër”, deklaroi Conte.