FOTO/ Parashikimi, ja si do të jetë moti të mërkurën

Si do të jetë moti për ditën e mërkurë?

Temperaturat do të ulen, ndërsa nuk do të ketë reshje shiu.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka përgatitur motin për 24 orët e ardhshme.

Reshjet

Të mërkurën nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 23 °C

në vendet e ulëta: 11 / 22 °C

në vendet malore: 6 / 18 °C

Era

Të mërkurën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.