Lionel Messi arrin shifrën rekord në karrierë

Lionel Messi vazhdon të shkruaj historinë.

32 vjeçari ka realizuar sërish për Barcelonën, në ndeshjen ndaj Valladolid e vlefshme për javën e 10- të në La Liga.

Me golin e bukur që shënoi nga goditja e dënimit, Messi arriti në kuotën e 50 golave të shënuar nga ky pozicion.

Pa dyshim kjo është një shifër rekord për një futbollist.