Bija ime/ Ojky i kërkon llogari Asusë pse e braktisi, ja ç’do ndodhë nesër

Ugur i kërkon Xhemalit të heqë dorë nga hakmarrja. Asu i tregon Xhemalit kushtin që i vuri i ati. Demir i kërkon Xhandanit të kujdeset për Ojkynë në darkë pasi ai do jetë në punë. Xhemal gëzohet kur mëson se Xhandani nuk është larguar.

Ugur i kërkon mësueses ta ndihmojë me teatrin e shkollës vetëm që t’i bëjë përshtypje asaj. Ojky habitet kur mëson se Ugur është bërë asistenti i mësueses. Xhemal kërcënon Asunë të mos veprojë me kokën e saj por të bashkëpunojnë.

Ai e nxit Asunë kundër Demirit. Ugur çon Ojkynë në shtëpi dhe për pak përballet me Xhandanin. Demir lëndon këmbën në punë. Ai detyrohet të punojë me këmbën e lënduar. Xhandan mëson se nëna e Ojkysë është Asuja.

Asu kërkon të marrë Ojkynë por Xhandan nuk e lejon. Ojky pyet Asunë pse e braktisi. Asu i premton Ojkysë se do i tregojë gjithçka. Demir ka frikë se Asu do e lëndojë Ojkynë. Xhandan i tregon Demirit se i ka parë bashkë Asunë dhe Xhemalin.

Demir i tregon Xhandanit se po punon për të fituar para për Ojkynë. Ojky e dëgjon fshehtas bisedën e tyre dhe mërzitet. Ojky vendos të mos ja vështirësojë situatën Demirit dhe pranon të takohet me Asunë./revistawho