‘Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj saj’, Khloe Kardashian nuk pranon të takojë sërish ish-bashkëshortin e saj

Ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian po përpiqet ta rifitojë sërish modelen. Khloe dhe Lamar filluan të shkëmbenin mesazhe dhe telefonata, madje ky i fundit u shpreh se do dëshironte të takoheshin personalisht.

 Khloe hezitoi në fillim por më pas pranoi se akoma e ndjen mungesën e tij gjatë gjithë kohës. Pas një bisede me motrën e saj Kim Kardashian ajo tregoi se ndihej mirë që ish-i i saj i kishte kërkuar falje publikisht.

“Kam qenë duke menduar nëse të takoj Lamar është vendimi i duhur. Tani që e di që ka një të dashur, e lehtëson shumë vendimin tim për mos ta takuar, pasi nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj saj. E dua Lamar-in. Ai është një pjesë shumë e madhe e jetës time dhe gjithmonë do ta mbaj si pjesë speciale të saj”, shprehet ajo.

Khloe dhe Lamar kanë vendosur paqe mes njëri-tjetrit dhe kanë vendosur të ecin secili në rrugën e vet.