ZYRTARE/ Zidane publikon listën e lojtarëve, ja mungesat e rëndësishme!

Real Madrid do të kërkojë që të rikthehet tek fitorja në La Liga.

Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve për sfidën e mesjavës kundër Leganes e vlefshme për javën e 10-të në elitën e futbollit spanjoll.

Ai ka lënë jashtë skuadrës Vinicius Junior për shkak zgjedhjesh taktike. Një vendim i befasishëm nga francezi, pasi braziliani është një prej futbollistëve që pritet shumë. Brahim dhe Mariano nuk janë sërish të grumbulluar, mungon James Rodriguez, pasi është bërë baba.

Numri një i stolit nuk ka në dispozicion as Balen, Nachon dhe Asension e dëmtuar pa harruar Odriozolan e skualifikuar me kartonë.